Historia

Për më shumë se 12 vjet, Weiss Profil është përpjekur të përmbushë pritshmëritë më të larta të klientëve, partnerëve dhe punonjësve të saj duke ofruar produkte në nivel evropian.

 

Historia

  Weiss Profil u themelua ne vitin 2003 dhe vetëm një vit më vonë renditet ndër kompanitë kryesore bullgare në prodhimin e profileve PVC dhe alumini. Misioni ynë është të krijojmë zgjidhje praktike dhe inteligjente për sistemet  PVC, sistemet  e aluminit si dhe sistemet e fasadave për çdo lloj ndërtese.

   Baza jonë e prodhimit për profilet PVC ndodhet në një sipërfaqe prej 14 mijë metrash katrore, ku disponojmë me makineri dhe pajisje moderne të teknologjisë së lartë që na japin besimin se mund t’u ofrojmë klientëvë tanë cilësi të sistemeve PVC në nivel evropian.

   Ne punojmë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Universitetin e Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë dhe puna jonë e perbashkët ka sjellë zhvillime inovative që ne i  zbatojmë me sukses në prodhimin e sistemeve të profileve PVC për dritare si dhe per sistemet e fasades WPW 5000.

  Weiss Profil eshte kompania e pare bullgare, e cila prezantoi teknologjine per prodhimin e profileve PVC me stabilizues te pademshem ( si psh. pa plumb ) , me te cilat ne kemi marre pozicionin tone te vendosur ne mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin per shendetin e klienteve tane.

  Sot kompania jone eshte e njohur dhe e kerkuar jo vetem ne tregjet bullgare, por edhe ne ato nderkombetare, dhe fale rrjetit tone te gjere te tregtise se jashtme, rreth 80% e prodhimit tone eksportohet ne mbi 25 vende te botes. Gjithashtu ne kemi dhe filialet tona ne disa vende te botes si Shqiperi, Rumani, Serbi etj.